Mauro Icardi është një lojtar i PSG-së tashmë. Pas 6 sezonesh me Interin, për Icardin tashmë ka filluar një tjetër aventurë në karrierën e tij.
Mirëpo, sulmuesi, nuk ka harruar tifozët e Interit, edhe pse në sezonin e fundit nuk i kanë pasur shumë mirë marrëdhëniet së bashku, që nga heqja e shiritit të kapitenit, e më pas u ngjit në tribunë, duke u larguar edhe nga fusha e lojës.
6 sezone nuk janë pak, e për më tepër të kesh qenë edhe kapiteni i një tifozërie, por në të njëjtën kohë, edhe lojtari që u ke dhuruar shumë emocione me golat e shënuar, e me pikët e fituara. Këto e të tjera, Icardi ndoshta i ka menduar dhe me anë të një postimi në rrjetet sociale, i ka falenderuar interistët. “Faleinderit për gjithçka”, shkruan sulmuesi.
Në 219 ndeshje me Interin, Icaardi shënoi 124 gola dhe dhuroi 39 asist, e ndërsa për të tashmë fillon një tjetër epokë në një tjetër kampionat si ai francez, në League 1.