Ditën e sotme, presidenti i Fedreatës Shëiptare të Futbollit, Armand Duka është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA. Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe ish-drejtori i marrëdhënieve me publikun në FSHF, Gert Çarçani, ndërsa tashmë është moderator i emisionit “Pressing” në Abc News.
“Një tjetër gol i datës 7. Ministri më i ri i qeverisë së futbollit europian vjen nga Shqipëria. Një vlerë e shtuar, një bonus në imazh, por edhe një përgjegjësi shumë e madhe”, shkruan Çarçani.
Kujtojmë që vitin e kaluar në datën 7 shkurt, Armand Duka ka fituar edhe zgjedhjet për president në FSHF, e ndërsa këtë vit, në po të njëjtën datë, është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA.