Eros Grezda është një nga mungesat e Kombëtares ditën e sotme. Sulmuesi i Rangers u largua nga grumbullimi për arsye personale sipas njoftimit të FSHF-së. Vetë lojtari deklaroi disa ditë më pas se u largua për shkak të një dëmtimi, por një gjë e tillë u hodh poshtë nga trajneri Reja në konferencën e djeshme për shtyp. Trajneri deklaroi se ishte një vendim i lojtarit pasi kishin pikëpamje të ndryshme. Disa orë përpara fillimit të ndeshjes, Grezda i ka uruar fat skuadrës për ndeshjen ndaj Islandës me anë të një postimi në faqen e tij në Instagram.
“Fat të mbarë sot”, shkruan Grezda në postimin e tij.