Realdo Fili ishte afrimi i fundit që Skënderbeu bëri në këtë merkato vere. Ish-sulmuesi i Kamzës ka postuar pak minuta më parë një foto në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet të jetë së bashku me lojtarin tjetër të korçarëve, Bruno Lulaj.
Fili shihet mjaft i lumtur pas afrimit te Skënderbeu dhe këtë e ka treguar nëpërmjet shkrimit që i ka bashkangitur fotos së postuar së fundmi, ku shprehet: “I lumtur të jem pjesë e Skënderbeut. Faleminderit për mbështetjen”.