Kapiteni i Juventus, Giordio Chiellini pësoi një dëmtim të rëndë në stërvitje para disa ditësh. Qëndër-mbrojtësi italian dëmtoi ligamentin në gjurin e tij të djathtë dhe operacioni ishte i pashmangshëm.
Ditën e sotme është kryer ndërhyrja kirurgjikale në klinkën Hochrum në Innsbruck nga mjeku Christian Fink dhe në prani të stafit mjekësor të Juventus. Operacioni ka dal i suksesshëm dhe tashmë pritet që faza e rekuperimit të zgjasi rreth 6 muaj.