Tre futbollistë të larguar nga Apolonia tashmë kanë gjetur skuadër, ata janë pjesë e Korabit në Kategorinë Superiore. Normalisht, futbollistët në fjalë kanë qenë pjesë e formacionit të trajnerit Mërgjyshi kur ka drejtuar bardhejeshilët, ndërsa ky i fundit i ka thirrur edhe në ekipin e tij të ri.
Korabi është zhvendosur prej 4 ditësh në Peshkopi, ku po kryen fazën përgatitore, ndërsa lojtarët kanë shfrytëzuar momentet e pushimit për të shijuar qytetin e qetë dhe me ajër të pastër. Siç shihet në saj të aplikacionit “instagram”, Andi Prifti, Rudin Nako dhe Ervis Kaja ndjehen të lumtur në Peshkopi.