Në datën 20 tetor në Kategorinë e Parë do të luhet një superndeshje në Grupin B. Lushnja pret në shtëpi Bylisin, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit. Në lidhje me këto rrethana kanë reaguar tifozët lushnjar, ku i tregojnë mallakastriotëve se në ndeshjen e fundit që kanë luajtur, Lushnja ka patur me vete 7000 tifozë dhe është ngjitur në Superligë, ndërsha Bylis ka qendruar aty ku e ka vendin.
“Kujtime të bukura nga ndeshja e fundit kundër Bylisit. Ne në Superligë ata aty ku e kanë vendin”. Në pesë ndeshje të luajtura të dyja skuadrat kanë nga 7 pikë të grumbulluara dhe padyshim që fundi i sezonit është si objektiv ngjitja në elitën e futbollit shqiptar.