Sot, Gjilani ka zhvilluar një ndeshje miqësore, duke mundur me rezultatin 3-1 Vllazninë e Porozhanit. Sfida është zhvilluar në Gjilan, raportohet në faqen zyrtare të klubit në Facebook.
Tekniku i “skifterave”, Gentian Mezani në këtë ndeshje ka aktivizuar lojtarët që kanë marrë më pak minuta në Superiligën e Kosovës.
Postimi i klubit të Gjilanit:
“Gjilani triumfon në miqësoren e sotme
Gjilan, 10 Tetor 2019-Gjilani ka triumfuar me rezultat 3 me 1 në miqësoren e sotme kundër Vllaznisë së Pozhoranit, e zhvilluar në Gjilan.
Golat për skuadrën e Gjilanit i realizuan, Fiton Hajdari, Salih Kosumi dhe Keita Razak.Vlen të theksohet se në takimin e sotëm për Gjilanin u paraqitën, futbollistët të cilët kishin më pak minutazh gjatë këtij edicioni, në Ipko Superligë”.