Tirana nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Humbja ndaj dy rivalë direkt Kukësit e Partizanit në derbi, por edhe barazimi në Vlorë tregojnë që bardheblutë nuk po kalojnë një moment pozitiv. Edon Hasani ishte njeriu i ndeshjes për Tiranën në sfidën e djeshme pasi arriti të shënonte dy gola, por që në fund bardheblutë morën vetëm një pikë. Por edhe pse skuadra nuk po kalon një moment të mirë, lojtarët duket se nuk po e përjetojnë në këtë mënyrë.
Pas Eni Imamit që pas sfidës me Partizanit po argëtohej diku në periferi të Tiranës në një festë familiare, këtë herë është Edon Hasani protagonist i radhës. Me anë të një postimi në faqen e tij në Instagram, shkodrani ka postuar një një foto duke biseduar me një mikun e tij, por ky i fundit ka shkruar se nëse mungon Hasani, Tiranës i fiket laptopi. Në një moment të tillë që po kalon Tirana, postime të tillë duken disi arrogante dhe jo në momentin e duhur edhe pse është në kuadrin e batutës.
“Po mos të jetë ky i bie t’i fiket laptopi Tiranës”, shkruhet në dixhiturën e fotos së postuar nga Hasani.