Tiranën duket se e pret një brez i talentuar lojtarësh. Ekipi i të vegjëlve të kryeqytetit U9 morri pjesë në turneun e 14-të të Selanikut me ekipe të rajonit të kësaj grupmoshe, ku djemtë e vegjël të drejtuar nga trajneri Ergys Shameti arritën të fitonin kupën duke zënë vendin e parë.
Tirana u ndesh me ekipe nga Greqia, Bullgaria dhe Qipro, duke arritur të fitojë plot pesë herë dhë të marr dhe dy barazime. Një lajm shumë motivues ky për klubin më të titulluar në vend në këtë sezon të rikthimit në Superligë dhe një mesazh i qartë për rëndësinë e fuqizimit të ekipeve zinxhirë. Talentet duken që të në moshë të vogël dhe investimi duhet të fillojë që herët që të jap rezultat.