Tirana ndeshjen e rradhës do ta ketë përballë Teutës, në transfertë. Ndeshja do të luhet ditën e premte, në orën 14:00. E çuditshmja e kësaj ndeshje është, që nuk do luhet në “Niko Dovana”, por në stadiumin “Tofik Jashari”, në Shijak, komshinjtë e durrsakëve.
Tirana do të shënojë fitoren e parë në “epokën” Mema dhe të hapi një seri, përsa i përket rezultateve pozitive. Kjo nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Teuta po kalon një moment mjaft të mirë.