Mirel Josa është kthyer në klubin e Tiranës, në klubin që ai nuk është vetëm trajner, por thënë ndryshe dhe një njeri i shtëpisë, pasi ka qenë lojtar dhe trajner më parë, ndërsa dihet normalisht se bën tifo për këtë ekip.
Josa i ka të shumtë tifozët bardheblu për epokën që ka qenë lojtar apo edhe trajner më parë, megjithatë, tashmë është një epokë tjetër. Tashmë ai ka dy tifoze, të cilat janë njëra më e flaktë se tjetra, por që nuk e tradhtojnë kurrë idhullin e tyre. Bëhet fjalë për dy vajzat e tij, të cilat e presin deri në fund, atëherë kur ai lihet i lirë nga të gjithë…