Në “Elbasan Arena” është duke u luajtur sfida midis Shqipërisë dhe Andorrës, e vlefshme për kualifikueset EURO 2020.
Në stadium bie në sy numri i pakët i tifozëve kuq e zi, por megjithatë grupimi i “Tifozëve Kuq e Zi” është prezent si gjithmonë në tribunën pas porte, duke mbështetur Kombëtaren.
Në sfidën e sotme “Tifozët Kuq e Zi”, kishin pregatitur një banderloë thumbuese drejtuar institucioneve drejtuese të futbollit në vend.
Përkrahë banderolës së tyre e cila shkruan “Tifozët Kuq e Zi”, ishte dhe një banderolë tjetër me mbishkrimin “hallexhinjtë”. Një shkrim nisur dhe nga deklarata e një prej anëtarëve të FSHF-së, Arben Dervishi, pak muaj më parë, ku u shpreh se futbolli nuk ishte për hallexhinjtë.