Tifozët e Tiranës mesa duket kanë fituar së fundmi dhe një adhurues të ri. Bëhet fjalë për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili me një status në profilin e tij në Facebook i ka thurur elozhe tifozerisë bardheblu për një banderolë të shpalosur dje në stadium në ndeshjen ndaj Kamzës, në mbështetje të teatrit të kryeqytetit.
Në statusin e tij Berisha ka përshëndetur këtë veprim të tifozëve të Tiranës duke e cilësuar këtë si “inagurimin e vjeshtës së tmerrshme të Edi Ramës”.
Statusi i plotë i Sali Berishës:
Filloi tmerri i vjeshtës së fundit të piktorit dështak!
Të dashur miq, dje në stadiumin e Tiranës mijëra tifozë të ekipit të kryeqytetit inauguruan fillimin e vjeshtës së tmerrshme dhe të fundit të Edi Ramës. Ata, në një akt proteste dhe revolte shpalosën një banderol gjigande, ne te cilën shkruhej me gërma të mëdha: “Të mbrojmë Teatrin”, trashegiminë kulturore, që me historikun, arkitekturën e tij bën krenar çdo shqiptar, bën krenar çdo qytetar.
Nderim të madh tifozave te Tironës, që nisën të parët revoltën që do realizojë fundin e tmerrshem apo vjeshtën e fundit të Norieges në Shqipëri! sb