Ndeshja më e rëndësishme në Kategorinë Superiore është padyshim derbi Partizani-Tirana. Një ndeshje që vendos shumë për të dyja skuadrat. Nga njëra anë Partizani mbyll përfundmisht çështjen titull dhe ka mundësin të festojë përballë rivalit të përjetshëm Tiranës.
Nga ana tjetër Tirana pasi ka siguaruar finalen e Kupës është përqendruar te derbi pasi mbijetesa nuk është siguruar ende. Në këtë ndeshje që do të luhet në stadiumin “Selman Stermasi” do të ketë tifozë nga e gjthë Shqipëria, por edhe Kosova. Tifogrupi “Ultras Guerrils”, ka postuar dy foto ku shihen tifozë nga Kosova dhe Saranda që do të jenë në mbështetje të Partizanit në ndeshjen e sotme.