Mario Morina është sulmuesi i afruar së fundmi te Tirana. Lojtari kryeqytetas është një emër i njohur në kampionatin shqiptar pasi ka veshur edhe më parë fanelën bardheblu. Ai ka nisur stërvitjen intensive nën urdhrat e trajnerit Emanuel Egbo, ndërsa ende s’është prezantuar zyrtarisht nga klubi i Tiranës.
Për këtë duket se po kujdeset fotografi i ekipit, Izmir Doda, i cili ka shkrepur foton që e lidh edhe formalisht Morinën me bardheblutë. Një gjë të tillë e zbulon Tefik Osmani që i ka gjetur menjëherë “nofkën” 29-vjeçarit. “Ibra, Mario Morina”, shkruan korçari duke e krahasuar sulmuesin e Tiranës me gjigantin suedez.