Tirana fitoi thellë ndaj Partizanit në “Air Albania”me rezultatin 5-1. Bardheblutë dominuan ndeshjen duke shënuar me Bathën dy gola, Muçi gjithashtu 2 dhe një autogol I Idrizajt. Me këtë fitore bardheblutë vazhdojnë ecurinë pozitive në vendin e parë të klasifikimit.
Festa nga ana e tifozëve por edhe e futbollistëve ka qenë e madhe në fund të ndeshjes, ndërkohë ka patur dhe veprime simbolike nga lojtarët. Tefik Osmani në fund të ndeshjes, ka marrë një prej flamujve bardheblu për ta vendosur në mesin e fushës, për të treguar kështu se stadiumin “Air Albania” e zotërojnë ata. Kujtojmë që ky është derbi i dytë që fiton Tirana në stadiumin e ri.