Partizani luan të shtunën në orën 17:00 ndaj Kastriotit, sfidën e vlefshme për javën e 35-të të Abissnet Superiore. Tashmë kanë mbetur 2 ndeshje nga fundi i sezonit. Të kuqtë ja dolën që me fitoren minimale 0-1 ndaj Egnatias të merrnin vendin e tretë që të çon në Europë. Duke qenë 3 pikë më shumë se ndjekësit, Partizani ka arritur qetësinë që i nevojitej.
Objektivi i vetëm i mbetur është Europa, që kalon nga ndeshja me Kastriotin dhe Laçin në transfertë. Valentino Murataj ka postuar një foto nga seanca e sotme stërvitore me një pjesë të grupit, duke shkruar: “Kurrë mos u dorëzo”. Më tej ka etiketuar etiketuar Eneo Bitrin dhe Herald Markun, duke shtuar të qeshura. Lojtarët duken të rrethuar nga atmosfera pozitive në Kompleksin e Partizanit.