Erald Çinari dhe Esin Hakaj janë transferuar te Samsunspor në Turqi. Dy ish-lojtarët e Partizanit po stërviten prej ditësh me ekipin turk. Sulmuesi shkodran ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet pikërisht me mbrojtësin e majtë.
Miqësia e tyre është e madhe dhe këtë s’e fsheh as Çinari në diçiturën e fotos. “Vëllai im”, shkruan mëngjërashi ndërsa Hakaj ndodhet duke kryer ushtrime fizike.