Kombëtarja e Anglisë u surprizua ditën e sotme sapo zbriti në territorin e Kosovës, teksa organizatorët e ndeshjes kishin përgatitur një pritje të ngrohtë për “Tre Luanët”.
Teksa futbollistët e Anglisë zbritën në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, disa vajza kosovare i kanë mirëpritur me buqetë me lule në dorë. Futbollistët angelzë sapo u ulën shkelën në tapet të kuq, teksa përballë I prisnin vajzat me lule.
Një pritje e veçantë, të cilën dhe vetë stafi I Kombëtares së Anglisë e vlerësoi maksimalisht.