Dje, Juventus luajti kundër Real Madrid, ndeshje që përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të italianëve. Megjithëse “Zonja e Vjetër” arriti të triumfonte, spanjollët u kualifikuan falë fitores 3-0 në ndeshjen e parë.
Një episod i veçantë ka ndodhur ditën e djeshme në parlamentin e Maqedonisë, teksa ministri Samka Ibraimoski kishte hapur laptopin për të mos humbur supersfidën e “Santiago Bernabeut”.
Në një foto të publikuar nga mediat e huaja, shihet se ministri maqedonas mban në dorë telefonin, ndërsa para ka të hapur laptopin duke ndjekur ndeshjen Juventus – Real Madrid. E sigurisht me të drejtë. Si mund ta humbësh një sfidë të tillë plot emocione dhe të papritura? /Newsport.al/