Gjatë stërvitjes së sotme që zhvilloi klubi, për herë të parë atyre iu bashkua edhe trajneri i ri i Feronikelit, Sulejman Starova, njofton faqja zyrtare e Ferronikelit.
Ai u takua për herë të parë me lojtarët, të cilët i njoftoi edhe me objektivat që ka synim t’i arrijnë së bashku edhe i inkurajoi lojtarët që ta fitojnë betejën për titull. Pas kësaj, stërvitja vazhdoi në ambient të mbyllur, konkretisht në fushën e mbyllur të qendrës sportive, “Hasi”. Stërvitja filloi në ora 14:15 dhe përfundoi në 16:00.
“Jam krenar që ndodhem këtu në Drenas dhe që kam marrë drejtimin e Feronikelit. Përfitoj nga rasti të falënderoj kryesinë dhe presidentin e klubit. Është privilegj dhe krenari për të pasur një eksperiencë të re në futbollin e Kosovës. Nuk kam shumë njohuri, por duhet pak kohë që t’i kem ato. Besoj që pas ndeshjes së parë me Llapin do ta kem më të qartë situatën. Tani ka kaluar gjysma e kampionatit dhe duhet të jemi të kujdesshëm t’i ruajmë anët pozitive të skuadrës dhe t’i eliminojmë ato negative. Të bashkohen njohuritë e mia me ato të ekipit për të bërë më të mirën. Synimi ynë është të kemi suksese dhe shpresoj t’i kemi”, ka thënë Starova për faqen zyrtare të Feronikelit.
Trajneri Starova prezantohet para lojtarëveGjatë stërvitjes së sotme që zhvilloi klubi, për herë të parë atyre iu…
Posted by KF Feronikeli on Donnerstag, 22. März 2018
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.