Realdo Fili dhe Gëzim Krasniqi nuk u aktivizuan në ndeshjen ndaj Vllaznisë, ku Partizani arriti të fitonte me rezultatin 2-1. Sulmuesi dhe qendërmbrojtësi nuk u preferuan në takimin ndaj shkodranëve nga tekniku Starova, megjithatë të dy janë pjesë e rëndësishme e skuadrës së kuqe.
Sot, Gëzim Krasniqi ka postuar një foto në Instagramin, ku shfaqet me Realdo Filin. Ata shfaqen duke pirë së bashku kafen e mëngjesit, ndërkohë të dy mbajnë kapuç në kokë. Për këtë Krasniqi shkruan: “Kamoflazhi”.