Stadiumi i Korabit tashmë është drejt përfundimit të punimeve, teksa kanë mbetur edhe pak gjëra për të qenë gati për ndeshjen e së shtunës kundër Laçit. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare klubi dibran detajonte ecurinë e punimeve, ndërkohë që i bashkangjiste edhe dy foto. Për këtë ka shkruar gazetari i njohur sportiv, Defrim Methasani, i cili u shpreh mjaft i lumtur me këtë “shtëpi” të re, teksa shkruante në llogarinë e tij në facebook:
“Pas nje pune titanike dite nate, stadiumi Korabi ndryshon pamjen dhe ploteson kushtet e superliges. Dhomat, tribuna, bankinat e stafeve te ekipeve, rrethimi i jashtem, pastrimi i fushes nga bora, ishin nderhyrjet emergjente qe sfiduan motin e ftohte dhe ngricat. Te enjten Fshf zbret ne Peshkopi per te vendosur.. I pergezoj te gjithe ata qe bene te pamunduren te mundur…!”