Teksa sytë e të gjithë sportdashësve janë përqëndruar te supersfida e Spanjës, Barcelona-Real Madrid, nuk kishte se si të mungonte edhe flamuri shqiptar në një nga ndeshjet më të forta në botë.
Tifozët janë të shumtë në shkallët e stadiumit, të cilët kanë shpalosur banderola dhe flamuj. Por ai që bie në sy, është flamuri i Shqipërisë që qëndron ngjitur me atë të Katalonjës. Kujtojmë që sfida Barcelona – Real Madrid, po luan minutën e 80-të dhe rezultat është 1-0 në favor të katalanasve.