Skënderbeu luajti ditën e djeshme me Flamurtarin dhe arriti të fitonte me rezultatin 2-1. Një nga lojtarët më të mirë të korçarëve në fushë ishte Liridon Latifi, i cili ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram. Mesfushori bardhekuq është pëplasur gjatë një dyluftimi kundër një lojtari vlonjat, teksa duket që vuan në fushën e lojës.
Latifi ishte pranë transferimit në Rusit, te skuadra e Rostov, por kalimi i tij në Rusi dështoi në fund.