Partizani ka nisur ditëne sotme përgatitjet për ndeshjen e rendësishme me Sheriff Tiraspolin, e vlefshme për turin e dytë eleminator të Europa Leagues. Trajneri i të kuqvë Lerda ka vendosur që futbollistët t’i kthehen menjëherë stërvitjevë duke parë rëndësinë e takimit me moladavët. Kampionët e Shqipërisë e kanë marrë më shume se seriozisht kalimin e këtij turi dhe do të vazhdojnë përgatitjet dhe ditën e nesërme.
Kujtojmë se ata u eleminuan nga raundi i parë eleminator i Champions League nga Qarabagu dhe kështu kaluan automatikisht në turin e dytë të ligës së Europës. Sfida me kampionët e Moldavisë do të zhvillohet në datën 25 korrik në orën 17:30 në stadiumin “Selman Stermasi”. Njoftimin për rifillimin e stërvitjeve e japin vet “demat e kuq” në kanalin e tyre zyrtar.
Njoftimi i Partizanit: