Elis Bakaj është i pranishëm në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur nga afër derbin, Dinamo-Tirana. Sulmuesi ka mbyllur aventurën e tij me skuadrën bjelloruse, Rukh dhe për momentin është pa ekip.
34-vjeçari nuk ka vendosur ende se ku do të vijojë karrierën, por prezenca e tij në stadiumi “Air Albania” shton zërat për një rikthim në Superligën shqiptare. Nuk dihet ende nëse Bakaj ndodhet në Tiranë për të kaluar disa ditë pushimesh apo mund të ketë kontakte me ndonjë nga klubet e Superligës shqiptare.