Prej kohësh, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pikat e basteve do të mbyllen, duke filluar që nga viti i ardhshëm. Duke se është një premtim që është mbajtur. Në një foto të postuar në rrjetin social “Facebook”, Edi Rama shkruan vetëm një fjalë: “Lamtumirë”.
Pikat e basteve, jo vetëm që në kohët e fundit janë shtuar shumë në vendin tonë, por që si pa kuptuar po përhapeshin edhe si një fenomen problematik për mosha të ndryshme, sidomos tek të rinjtë.