Milot Rashica ka postuar një foto në Instagramin e tij. Ditën e djeshme mesfushori i Vitesse-s bëri me dije lajmin që kishte vendosur t’i bashkohej përfaqësueses së Kosovës. Aq mjaftoi dhe Rashica ishte në qendër të medias, të cilat shkruanin për vendimin që ai kishte marrë.
Dukej një vendim tejet i vështirë nga Rashica, ditën e sotme ai është shfaqur në një foto, teksa duket i lumtur në atë ambient të gjelbër që ndodhet.