Shqipëria dhe Franca ditën e nesërme do të përballen me njëra-tjetrën, në stadiumin e ri Kombëtar, “Air Albania Stadium”.
Në pritje të sfidës së nesërme, ndeshjen e parë e kanë zhvilluar dy grupet e tifozërive të të dyja ekipeve, “Tifozët Kuq e Zi” (TKZ) dhe “Irresistibles”.
Irresistibles janë grupimi I tifozëve francezë, të cilët kanë udhëtuar në Shqipëri, për mbështetjen e kombëtares së tyre ditën e nesërme. Në këtë mënyrë, “TKZ” kanë organizuar një ndeshje miqësore me grupimin e tifozëve të “Gjelave”, duke iu uruar kështu dhe mirëseardhjen.
Sfidat midis dy ekipeve ka përfunduar me rezultatin 2-0, ku dy golat u shënuan nga Lami Karpuzi.