Në prag të finales së Superkupës së Shqipërisë, Kukësi ka zbuluar edhe listën e lojtarëve që do të jenë në dispozicion të Shpëtim Duros. Në listën prej 20 lojtarësh, bie në sy prezenca e lojtarit më të ri të nënkampionëve, Blerim Kotobelli.
Ndërkohë që mbrojtësi që iu bashkua fituesve të Kupës së Shqipërisë, Erhun Obanor, ashtu siç edhe pritej nuk do të ketë vend për të qënë i gatshëm për sfidën kundër Partizanit.
Finalja e Superkupës së Shqipërisë luhet në “Elbasan Arena” në orën 19:00.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.