Karabagu i Ansi Agollit ndeshet në këto momente me Olimbian e Lubljanës për turin e parë eliminator të Champions League. Takimi luhet në kryeqytetin slloven, nën kushte të vështira meteorologjike, për shkak të rreshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin ditën e sotme.
Ndërkohë bie në sy që futbollisti i Kombëtares sonë e ka nisur ndeshjen nga stoli, ndonëse ai konsiderohet si një titullar i padiskutueshëm te ekipi azer. Ndoshta 35-vjeçari nuk ka arritur ende formën e duhur fizike, e kështu mbetet për t’u parë nëse do të aktivizohet si zëvendësues.