Xherdan Shaqiri këtë këtë herë është përqëndruar te analisti i futbollit dhe ish-kapiteni i Manchester United Gary Neville. Mesfushori i i Liverpoolit dhe ish-mbrojtësi i “Djajve të kuq” prej kohësh kanë një raport të nderë midis tyre, pasi Neville e kritikoi shqiptarin si një lojtar të paqëndrueshëm në formë sezonin e kaluar me Stoke City, të cilët ranë nga Premier League.
Këtë herë 26-vjeçari i ka dërguar një mesazh me anë të ish-kapitenit të “Të Kuqve” Jamier Carragher “duke thumbuar Nevillen që të veshë fanellën me numrin 23 që lojtari i Zvicrës me mbishkrimin “Të lutem mos e kthe mbrapsht!” E gjitha kjo është pjesë e një basti midis Carragher dhe Neville.
Ish-mbrojtësi i njohur i Manchester United në vitet ’90 dhe 2000 e kritikuar Shaqirin si “lojtar të shkëputur nga skuadra”. Shaqiri la pas dështimin me Stoke në Premier League dhe u paraqit në mënyrën më të mirë në Botërorin e Rusisë.