Dritan Shakohoxha është shfaqur nostalgjik për ish stadiumin legjendar “Qemal Stafa”. Në një foto të postuar në Instagramin e tij, ai ndodhet në vendin ku po punohet për t’u ngritur “Arena Kombëtare”. Shako nuk harron stadiumin “Qemal Stafa”, por shfaqet edhe i lumtur për impiantin e ri që e cilëson si super stadium.
“Ra,nuk është më, monumentali “Qemal Stafa”. Do kemi nostalgji të gjithë për të, por do të shijojmë edhe ne shpejt një super stadium si gjithë bota”, shkruan gazetari i mirënjohur Dritan Shakohoxha.