Los Angeles Lakers do të zhvillojë mbrëmjen e sotme ndeshjen e parë pas vdekjes së Kobe Bryant. Skuadra ku legjenda e NBA luajti gjithë karrierën e tij do të përballet ndaj Portland Trail Blazers, ndërsa nuk do të mungojnë homazhet për Bryant.
Salla “Staples Center”, do të jetë e mbushur me bluzet e legjendës Kobe Bryant dhe çdo tifozë do të vesh për të kujtuar yllin e LA Lakers. Në sallë do të mbizotërojë numrat 8 dhe 24 dhe që janë dy numrat e mbajtur në Bryant gjatë karrierës së tij.
Kobe Bryant humbi jetën disa ditë më parë për shkak se helikopteri me cilët udhëtonte u rrëzua në kodrat Calabas në Kaliforni. Përveç Bryant humbën jetën edhe 8 persona të tjerë mes tyre edhe vajza e tij Gianna Bryant.