Francë-Gjermani ishte finalja e parakoshme e EURO 2020 e luajtur ditën e sotme. Takimi u mbyll me fitoren 1-0 për francezët që i falen nëj autogoli të shënuar nga Hummels.
Gjatë ndeshjes, telekamerat kapën edhe një detaj që gjatë ndeshjes nuk u vu shumë re. Rudiger, mbrojtësi i Gjermanisë tentoi të kafshonte Pogba. Lojtari provoi të “kopjonte” rastin e Suarez që në Kupën e Botës kafshoi Chielinin, por këtë herë gjyqtari dhe VAR e kalon në “paqe” duke mos e ndëshkuar mbrojtësin gjerman.