Skënderbeu është bërë klubi më i mirë shqiptar në dekadën e fundit dhe për këtë nuk ka ndikuar vetëm cilësia e lojës dhe lojtarëve me kualitet, por edhe pagat e majme që presidenti u jep futbollistëve.
Pas disa titujsh rresht, korçarët kanë marrë këtë vit pjesë në Europa League për herë të dytë dhe janë duke shkruar historinë me paraqitjet e bëra deri më tani.
Me paraqitje mjaft të mira duket se arkat e klubit janë të mbushura plot për të siguruar paga “faraonike” për lojtarët. E thënë “faraonike” pasi për në Shqipëri paga të tilla janë të paimagjinueshme për lojtarët që bëjnë pjesë në Kampionatin Shqiptar.
Burime të sigurta për newsport.al kanë bërë me dije se mbrojtësi i djahtë i korçarëve, Kristi Vangjeli është më i paguari i skuadrës bardhekuqe. Madje sipas burimeve paga e tij i kalon 10 mijë euro në muaj.