Ronaldo shënoi ditën e djeshme dopietë në fitoren 4-1 ndaj Udineses në shtëpi. Me dy golat e shënuar, sulmuesi portugez arriti në kuotën e 758-të duke parakaluar Pele, në listën e golashënuesve më të mirë të historisë së futbollit. Duke parë këtë rekord, legjenda braziliane ka befasuar me veprimin e fundit.
Në faqen e tij zyrtare në Instragram e tij, Pele ka ndryshuar numrin e golave duke vendosur shifrën e 1283, duke përfshirë këtu edhe golat në ndeshje miqësore apo edhe në kohën kur ishte në ushtri.
Këto gola nuk janë quajtur nga FIFA pasi janë marrë vetëm golat zyrtar që ka shënuar me skuadrat, Santos, Neë York Cosmos dhe me Kombëtaren e Brazilit. Në karrierën e tij, Pele fitoi 3 kupa bote duke u bërë kështu një nga legjendat e futbollit brazilian, por edhe në botë.