Borussia Moenchegladbah luan sonte në darkë ndeshjen e parë të grupeve të Champions League. Gjermanët sfidojën Interin në San Siro, me fillim nga ora 21.00.
Një rast mjaft i çuditshëm ka ndodhur përpara fluturimit të miqve drejt Milanos. Aty afrohet Marcus Thuram, sulmuesi 23 vjeçar, por nuk njohet nga rojet e sigurisë. Në kushte të tilla, ai nxjerr telefonin, hap Wikipedian për t’a bindur atë se është një futbollist.