Jasir Asani u rikthye te Partizani në fillimi të këtij sezoni. Sulmuesi mbyll aventurën e huazimit të AIK në me skuadrën suedeze që nuk shfytëzoi të drejtën e blerjes së lojtarit, por e dërgoi sërish mbrapsht. Asani ka treguar mënjeherë vlerat e tij të Partizani edhe ka munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak dëmtimi.
Një lajm që “tremb” tifozët dhe klubin e Partizanit, është postimi që Asani ka bërë në rrjetet sociale. Një postim që tregon se lojtari po mendon rikhimin te AIK. Nuk dihet ende nëse Asani ka pasur sërish kontakte me AIK apo është thjesht dëshira e tij, por kjo mbetet për t’u parë gjatë merkatos së janarit apo në fund të sezonit.
Kontrata e sulmuesit me Partizanin mbyllet në fund të sezonit, ndërsa deri më tani nuk ka ende asnjë lajm përsa i përket një rinovimi të tij me klubin e kuq apo jo.