Trajneri Edi Reja foli në konferencën për shtyp lidhur me refuzimin e ftesës së mesfushori Taulant Xhaka, por edhe Eroz Grezdës. Trajneri italian u shpreh edhe për sulmuesin e Rangers se ai kishte vendosur të mos pranonte ftesën e Shqipërisë. Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe vetë sulmuesi në rrjetet sociale duke pohuar se nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare nga Federata apo trajneri I Kombëtares.
Postimi I Grezdës:
“Per korrektesi dhe per informimin e sakte te gjithe tifozeve, me duhet te sqaroj polemikat e krijuara rreth emrit tim. Per grumbullimin e tanishem per dy ndeshjet e rradhes, une s’kam marre asnje ftese zyrtare ose ndonje telefonate nga federata apo trajneri i kombetares.
Sa me perket mua personalisht, kam qene, jam dhe do te jem gjithmone i gatshem te pefaqesoj popullin tim dhe te mbroj ngjyrat kuq e zi”.