Vedat Muriqi mbetet një prej futbollistëve më të kërkuar në merkaton e verës. Sulmuesi i kombëtares kosovare ka shkëlqyer në këtë sezon me Rizespor, ku ka realizuar 16 gola dhe ka dhuruar 7 asiste. Kjo ka bërë që të shumtë të jenë skuadrat që duan shërbimet e tij, ku më i interesuara duket se është Fenerbahce.
Madje gjigantët turk duket se kanë një akord verbal me Muriqin, që kërkohet edhe në Francë nga Toulouse. Por, veprimi i fundit i tifozëve të “Fenerëve”, ku i kërkojnë që të firmos me skuadrën e tyre mund ta tundojë së tepërmi vendimin e Muriqit, që sipas të gjitha gjasave do ta shikojmë me një fanellë të re në sezonin e ardhshëm.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.