Danilo mund të largohet nga skuadra e Realit dhe nëse kjo ndodh, Thomas Meunier shihet si zëvendësues ideal i tij.
Braziliani Danilo është duke u kërkuar nga Juventusi dhe Chelsea, këta të fundit janë favorit për të nënshkruar me ish mbrojtësin e Portos, që pëlqehet shumë nga Antonio Conte.
Sipas Marcas, mbrojtësi i Paris Saint Germain, Thomas Meunier, është një opsion për krahun e djathtë të mbrojtjes, i cili nuk e ka vendin e garantuar te ekipi parisien pas ardhjes së Dani Alves.