Klubi i njohur spanjoll i Real Madrid ka dalë me një reagim zyrtar pas ngjarjeve terroriste të ndodhura mbrëmjen e djeshme në Nicë të Francës. Madrilenët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët e viktimave dhe popullin francez.
Ditën e djeshme në Francë u vranë rreth 84 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë gjatë festimeve të Ditës Bastille.