Para disa ditësh doli në pah një artikull i gjermanes “Der Spiegel”, mbi Sergio Ramo-in, i cili në ndeshjen finale të 2017, në Champions League, kishte përdorur një lëndë të ndaluar. Ky rast është mbuluar, nga UEFA dhe jo vetëm. Kapiteni i Kombëtares spanjolle është vënë në qëndrën e kritikave dhe sulmohet nga mediat.
Sidomos “Mundo Deportivo”, sjell në vëmendje rastin e futbollistit të Skënderbeut, Bajram Jashanica. Madje shkojnë më tej duke kërkuar që kapiteni i madrilenëve të dënohet si ai. Gazeta bën fjalë për standarte të dyfishta dhe që po vepron në mënyrë të padrejtë.