Real Madrid do të luajë ditën e mërkurë sfidën e kthimit ndaj Liverpool në Anglinë. Sfida e parë e luajtur në Spanjë u mbyll me fitoren 3-1 të Realit, ndërsa Liverpool do të tentojnë përmbysjen e madhe për të kaluar në gjysmëfinale.
Pak minuta më parë në faqen zyrtare, Real Madrid ka publikuar listën zyrtare me lojtarët që trajneri Zidane ka ftuar për këtë takim. Bie në sy mungesat e Ramos, Varane dhe Hazard që vazhdojnë të mos jenë gati për Realin as në një takim kaq të rëndësishëm.