Në Rusi ende nuk ka nisur kampionati dhe shumica e lojtarëve kanë lënë vendin, për të shkuar me pushime diku tjetër.
Ish-futbollisti i Skënderbeut, Berndard Berisha, që aktualisht luan me Ahmet Groznyn, ndodhet me pushime në Dubai.
Por, pavarsisht kësaj, lojtari ka ndjekur me vëmendje shortin e Ligës së Kombeve. Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku tregon grupin e Kosovës, në këtë kompeticion.
Kosova është pjesë e grupit tre, bashkë me Azerbajxhanin, Maltën dhe ishujt Faroe.