Partizani vijon nga puna për të ndëtuar stadiumin e tyre. Pas një periudhe pauze duket se punimet ka rinisur sërish dhe këtë herë me ritme të shpejta. Skuadra kampione e Superligës nuk ka ende një stadium të vetin dhe I luan ndeshjet në “Selman Stermasi”.
Presidenti I klubit Gaz Demi u premtoi publikisht tifozave se do të jetë gati në ndeshjet e fundit të sezonit. Një gjë e tillë ngelet për t’u parë edhe pse punimet vijojnë në mënyrë intensive. Me anë të disa fotove në faqen zyrtare të klubit në Instagram, Partizani ka publikuar disa foto nga stadiumi dhe ecurisë së punimeve.