Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë publike pak më parë një foto në rrjetet sociale, teksa ndodhet në një ambient miqësor në Korçë me të mirënjohurin, Jani Kaçi.
“Një kafe miqësore në Korçë, me kolosin e pakalueshëm të portës së “Skënderbeut”, “Partizanit” dhe Ekipit Kombëtar, Jani Kaçi” – shkruan ai.
Kaçi ka qënë një nga portierët më të mirë shqiptar, sakaq ka dhënë kontributin e tij për ekipe të ndryshme si Partizani apo Skënderbeu. Gjithashtu, nuk mund të lihet pa përmendur se”gardiani” legjendar i viteve 70′-80′ ka qënë pjesë edhe e Kombëtares shqiptare. Ai ka qënë edhe trajner i Skënderbeut, apo edhe Gramozit.